GoodNews Toronto about GFAlbania

Good News Toronto feature about GFA. Big thanks to Andi, Diana and Keidi for well representing GFA. Great feature. Thank you Vera for your amazing help. Click to read

About GFA2013(Albanian)

GOLDEN FUTURE ALBANIA
Forca e sotme për një të nesërme më të ndritur
Rreth projektit
“Golden Future Albania” është një projekt afërsimi, që ka si qëllim përmirësimin e jetës së rinisë dhe komuniteteve më të brishta shqiptare. Vullnetarët tanë do udhëtojnë drejt komuniteteve shqiptare të varfëruara për të promovuar sipërmarrjen, vetëqëndrueshmërinë, aftësitë jetësore, ndërgjegjshmërinë shëndetsore, edukimin e lartë si dhe rëndësinë e angazhimit kolektiv.
Projekti i pare i kësaj natyre u nis në vitin 2007 në Universitetin e Windsor-it në Kanada., Në të u përfshinë mjaft studentë e profesionistë të rinj që punuan në rrethinat e Cape Town, kryeqytetit të Afrikës së Jugut. Duke njohur nevojat e tepërta dhe kryesore të komuniteteve të shumta të Cape Town, grupi jonë bashkëpunoi me studentët e Universitetit të Windsor si dhe me ata të Universitetit të Cape Town për ta nisur projektin. Deri më sot, Golden Future South Africa ka dërguar mbi 80 vullnetarë në Cape Town dhe është ndihmuar nga mbi 300 vullnetarë nga Afrika e Jugut, Kanadaja dhe ShBA-ja.
Tashmë, i njëjti model do të pasqyrohet në disa nga komunitetet shqiptare që kanë tepër nevojë për ndryshim. Grupi jonë do të përbëhet nga profesionistë shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë atdheut si dhe nga vullnetarë të interesuar Kanadezë të kombësive të ndryshme. Në fazën përgatitore të këtij projekti-pilot, përbërësit e grupit do punojnë për komponentët e projektit bazuar në zgjedhjen e tyre personale. Grupi do udhëtojë në Shqipëri për dy javë dhe do bashkëpunojë me entitet e OJQ-ve, universiteteve apo organeve qeveritare lokale të cilat do ta vazhdojnë proçesin e kultivimit të këtij projekti pas kthimit të grupit tonë.
Grupi do të parashtrojë dy javë intensive të zbatimit të komponentëve ndërsa partneri/ja permanent/e në terren do të perkujdeset për vazhdimsinë njëvjetore dhe plotësimin e qëllimeve të projektit.
Për të testuar komponentët dhe funksionalitetin e tyre, projekti-pilot do të zbatohet në një rajon të
kufizuar. Planet për zgjerim në zonat e tjera të pazhvilluara do të zbatohen më pas, bazuar në rezultatet parapraprake dhe vlerësimet për Projekt-Pilotin tone të pranverës së vitit 2013
Gjatë qëndrimit në terren, grupi do ti’a dedikojë përpjekjet një shkolle të mesme në rajonin e zgjedhur. Më tej, përveç punës së tyre në shkollën e mesme, grupi mikro-ndërrmarja do të bashkëpunojë edhe me bizneset e vogla të komunitetit.

Përbërësit modularë të Golden Future Albania janë:

Modula – Aftësi Jetësore

Modula Aftësi Jetësore do përqëndrohet në barazinë e gjinive, fuqizimin vetjak, konfdencën personale, dhunën shtëpiake, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe në çështje të tjera të ngjashme dhe të rëndësishme

Modula – Shëndeti

Modula – Shëndeti do përqëndrohet në edukimin mbi higjenën vetjake, ndërgjegjësimin për sëmundjet veneriane, procedurat për mbrojtjen gjatë marëdhenies seksuale dhe përballjen me
shtatëzanitë e padëshiruara.

Modula – Edukimi

Modula – Edukimi do përqendrohet në të ndjekurit e arsimit të lartë, Nxënësit do inkurajohen që të vazhdojnë arsimimin përmes informimit mbi bursat shkollore dhe diskutimit rreth mundësive që mund tu jepen për në Shqipëri dhe jashtë saj.

Modula – Mikro-Ndërrmarja

Modula – Mikro-Ndërrmarja do përqëndrohet në bizneset e vogla të komunitetit. Ky grup do t’u japë ketyre bizneseve informacion mbi strategjitë e rritjes së biznesit. Në shkollën e mesme, ky grup do të parashtrojë hapat e para dhe instruksionen se si të ndiqet fillimi i një sipermarrje fitimprurëse.

No comments:

Post a Comment